Ministria e Brendshme e Nepalit bëri të ditur të hënën se si pasojë e tërmetit të së shtunës kanë humbur jetën 4264 vetë dhe në ditët në vijim janë regjistruar lëkundje të tjera tërmeti. Ndërkohë, qeveria, ushtria dhe kompani private në Kinë po u vijnë në ndihmë zonave të prekura nga tërmeti në Nepal si dhe po asistojnë kthimin e shtetasve kinezë në atdhe.
Zëdhënësi i MPJ-së kineze Hong Lei u shpreh se ekipi i ndihmave ndërkombëtare i Kinës dhe ekipi i mjekëve i qeverisë kineze kanë filluar veprimtarinë e tyre në operacionet e kërkim-shpëtimit në Nepal. Ekipet kineze të kërkimit dhe shpëtimit përbëhen nga 170 specialistë që veprojnë në kryeqytetin nepalez Katmandu. Krahas tyre, kontingjenti i parë i ndihmës materiale prej 186 tonësh, të ofruar nga qeveria kineze do të dërgohet këto ditë me 4 avionë për në Nepal.
Hong Lei bëri të ditur që me miratimin nga Komisioni Qendror Ushtarak, 4 avionë të forcave ajrore të Kinës janë vënë në përdorim për operacionet e shpëtimit në Nepal. (Jiang Lei)