Guvernatori i shtetit amerikan të Maryland-it, Larry Hogan ka shpallur gjendjen e jashtëzakonëshme, duke vënë në veprim Gardën Kombëtare, pas përleshjeve të dhunshme në Baltimore. Aktet e dhunës ndodhën pasi qindra të rinj u përballën me forcat policore, gjatë funeralit të një të riu me ngjyrë, të vrarë nga policia javën e kaluar. Protestuesit e revoltuar kanë qëlluar me gurë dhe mjete të tjera të forta makinat e policisë dhe autobusët.
25 vjeçari Freddie Gray vdiq javën e kaluar pas arrestimit nga policia në Baltimore. (Eda Merepeza)