Një numër më i madh ndihmash humanitare janë dërguar në rajonin e Tibetit për t'i ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti i fuqishëm prej 8.1 ballësh që goditi të shtunën Nepalin, u bë e ditur të martën nga Ministria e Punëve Civile.
Qeveria qendrore ka dërguar 20 mijë tenda, 50 mijë veshje pambuku, 15 mijë shtretër portativë etj, në zonat e prekura në rajonin e Tibetit.
Si pasojë e tërmetit në Nepal janë ndikuar edhe fqinjët, të paktën 25 njerëz kanë vdekur, 117 janë plagosur dhe mbi 200 mijë banorë vetëm në rajonin e Tibetit. (Albana)