Deri në mbrëmjen e së dielës, tërmeti që ra të shtunën në Nepal ka shkaktuar së paku 20 të vdekur, 4 të humbur dhe 58 të plagosur në qytetin Shigatse të rajonit të Tibetit në Kinën Perëndimore. Ndërkohë, 24803 veta janë evakuar.
Tërmeti i fuqishëm në Nepal ka sjellë shembjen e 1206 banesave dhe dëmtimin e 54 tempujve në Shigatse. Deri tani, bashkia e këtij qyteti ka mobilizuar 17000 veta dhe 34 makina të mëdha në veprimet e shpëtimit.
Të dielën, Komiteti Kombëtar për Zhvillimin dhe Reformën i Kinës livroi një fond ndihme urgjente me një vlerë prej 30 milionë juanësh për objektet publike dhe rindërtimin e infrastrukturës në zonat e prekura.(Jiang Lei/Artan Goga)