PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Tërmeti-Kina dërgon 158 inxhinierë drejt rajonit të Tibetit
2015-04-27 19:37:23 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka dërguar 158 inxhinierë drejt rajonit të Tibetit për të rivendosur pajisjet e telekomunikacionit, të shkatërruara nga tërmeti i së shtunës.

Disa pjesë të Rajonit Autonom të Tibetit në Kinën Perëndimore u prekën nga tërmeti i fuqishëm dhe lëkundjet pas tij.

158 inxhinierë dhe 52 automjete u mobilizuan për rregullimin e 47 stacioneve për komunikimin me wireless, baza këto që dolën jashtë përdorimit pas tërmetit, deklaroi Ministria e Industrisë dhe Tekonologjisë së Informacionit.

Deri tani, 20 prej stacioneve janë vënë në funksionim falë përpjekjeve të inxhinierëve, thuhet në deklaratë.

Ekipet e shpëtimit përballen me reshjet e dendura të dëborës dhe të shiut për të mbërritur në zonat e prekura. Dëbora pritet të përfundojë të hënën, sipas parashikimeve nga Qendra Meteorologjike Kombëtare. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China