Samiti i sivjetshëm Azi-Afrikë u mbyll në Xhakartë me thirrjen e liderëve nga të dy kontinentet për krijimin e një rendi të ri botëror, më të arsyeshëm. Në samit u miratuan një sërë dokumentesh, përfshirë deklaratën e rishikuar të partneritetit strategjik Azi-Afrikë. Liderët botërorë pjesëmarrës në samit gjatë diskutimeve të tyre u ndalën dhe në bashkëpunimin detar, duke theksuar se përbën një ndër shtyllat e partneritetit të ri aziatiko-afrikan.
Presidenti i Indonezisë Joko Widodo tha se komuniteti ndërkombëtar duhet t'u kushtojë vëmendje rezultateve të samitit.
"Deklaratat e samitit shprehin zërin e Azisë dhe të Afrikës, ndaj këto zëra dhe vendimet e marra në të nuk duhen injoruar nga askush."
24 prilli u shpall "Dita aziatiko-afrikane". Punimet e samitit përkuan me 60 vjetorin e konferencës së parë aziatiko-afrikane të zhvilluar në qytetin Bandung të Indonezisë, ku të premten liderët pjesmarrës në samit, përfshirë dhe presidentin kinez Xi Jinping do të jenë të pranishëm në veprimtarinë përkujtimore, të organizuar me këtë rast. (Eda Merepeza)