Fjalë kyçe: 移民---Yí Mín---Emigrant
20150422yinmin |
Roja bregdetare e Italisë bëri të ditur që më 18 prill, një anije peshkimi me 950 emigrantë u mbyt në Mesdhe dhe si pasojë humbën jetën 100 vetë dhe shpëtuan vetëm 28.
Zëdhënësi i Rojës Bregdetare të Italisë tha se destinacioni i anijes ishte Malta dhe aksidenti ndodhi afro 190 km larg brigjeve italiane. Për shkak se numri i saktë i emigrantëve në anije nuk dihet, mësohet se numri i viktimave është rreth 800. Deri tani, roja breddetare e Italisë ka konfirmuar 28 të shpëtuar, por numri i viktimave pritet të rritet me kalimin e kohës.
Lidhur me aksidentin tragjik, zëdhënësja e Zyrës së OKB-së për Refugjatët, Carlotta Asami u shpreh se : "Po vazhdojnë operacionet e kërkimit dhe shpëtimit, por nuk vërehet përparim konkret. Na vjen keq që numri i viktimave ka arritur në një nivel shokues. Nuk është e lehtë që të gjejmë një zgjidhje të përshtatshme për problemin e emigrantëve, por duhet të provojmë dhe të marrin parasysh për një kanal të ligjshëm për hyrjen në Europë."
Lidhur me fluksin e pandërprerë të emigrantëve të paligjshëm, qeveria italiane nuk ka ende zgjidhje të mirë dhe shpreson që BE-ja të bëjë diçka në këtë drejtim. Në një konferencë për shtyp, kryeministri italian Matteo Renzi i bëri thirrje BE-së të zhvillojë një samit urgjent për aksidentet e anijeve me emigrantë. Ai u shpreh që transporti i njerëzve në det është bërë një plagë e Europës.
"Italia kërkon zhvillimin e një samiti urgjent, sepse ky problem do të zgjidhet vetëm me bashkimin dhe konsolidimin e Europës. Punët që po bën Italia janë vetëm një pjesë e vogël, por ndoshta me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, kjo punë mund të bëhet më mirë," theksoi Renzi.
Në fakt, vendet e BE-së kanë mendime të ndryshme mbi pranimin e emigrantëve dhe kjo zgjat prej kohësh. Italia kërkon që të rishikohen nenet e Protokolit të Dublinit, sipas të cilit vendet ku mbërrijnë emigrantët, duhet të përgjigjen për shqyrtimin e aplikimeve. Por 24 ndër vendet anëtare të BE-së kundërshtojnë rishikimin e Protokolit të Dublinit. Italia, si port për hyrjen në Europë, ka paturpresione tepër të mëdha dhe ka theksuar shumë herë që vendet e tjera të BE-së nuk po përpiqen për zgjidhjen e krizës së emigrantëve dhe ajo i ka përballuar e vetme detyrat kryesore në shpëtimin e emigrantëve dhe strehimin e tyre.
Ministri i jashtëm i Italisë Paolo Gentiloni tha se Bashkimi Europian duhet t'i japë ndihmë të fuqishme Italisë për të përballuar këtë problem.
"Dua të ritheksoj që problemi i emigrantëve lidhet me imazhin e Europës, ndaj duhet një reagim i fuqishëm. Italia ka pranuar 2 të tretat e emigrantëve të paligjshëm të Europës dhe kjo ka tejkaluar kapacitetin e Italisë. Kjo gjë nuk duhet të mbetet një detyrë e Italisë, por BE-ja duhet të kontribuojë më shumë" theksoi Gentiloni.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Federica Mogherini zhvilloi konsultime me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, lidhur me masat ndihmëse pas mbytjes së anijes me emigrantë afrikanë. Ajo deklaroi për mediat se ngjarja e bregdetit italian ndodh pothujse çdo ditë në kufirin jugor të Europës. "Ne do të shpëtojmë bashkë jetën e të gjithëve dhe të luftojmë emigracionin e paligjshëm" theksoi Mogherini. (Jiang Lei)