Takimi i udhëheqësve të Azisë dhe Afrikës u hap sot (të mërkurën) në Xhakarta të Indonezisë me qëllim përparimin e 'Frymës së Bandung'-ut dhe nxitjen e zhvillimit të përbashkët të të dy kontinenteve.
Konferenca zhvillohet në Pallatin e Kongreseve të Xhakartës ku presidenti indonezian Joko Widodo (Xhoko Vidodo) mbajti fjalimin e hapjes.
Presidenti kinez Xi Jinping iu bashkua konferencës, përkrah 100 përfaqësuesve të vendeve dhe organizatave ndërkombëtare për Samitin Azi – Afrikë 2015. (Leftion Peristeri)