Gjatë takimit presidenti Xi theksoi se ushtria pakistaneze është një nga shtyllat e miqësisë midis Kinës dhe Pakistanit, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
"Në situatën e re, ne po ndërtojmë një komunitet të ri dhe ndajmë një fat të përbashkët, ku ushtria pakistaneze shërben si mbështetje e rëndësishme. Të dyja ushtritë duhet të forcojnë shkëmbimet, të përdorin me efikasitet komunikimin në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, si dhe të thellojnë bashkëpunimin në stërvitjet ushtarake, theksoi presidenti Xi.
Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Pakistanit, Mahmood dhe ushtarakët e tjerë të lartë vlerësuan vizitën e presidentit Xi Jinping në Pakistan, duke u shprehur se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë është mjaft i rëndësishëm për marrëdhëniet dypalëshe. Ata falenderuan dhe për mbështetjen dhe ndihmën e Kinës ndaj Pakistanit.