Presidenti i Kinës Xi Jinping që ndodhet për vizitë shtetërore në Pakistan u takua të hënën në Islamabad udhëheqësit e partive kryesore, ndër të cilët edhe me bashkëkryetarin e Partisë Popullore të Pakistanit, ish-presidentin Asif Ali Zardari.
Në takim, Xi Jinping theksoi se Pakistani mbetet një vend mik pavarësisht kohës.
"Marrëdhëniet tona që janë zhvilluar deri në një nivel të lartë nuk mund të ndahen nga mbështetja juaj. Partia Komuniste e Kinës e ndjek me vëmendje shkëmbimin miqësor me partitë e Pakistanit dhe dëshiron të shtojë bashkëpunimin ndërpartiak," tha presidenti Xi.
Ndërsa ish-presidenti Asif Ali Zardari e falënderoi Kinën për ndërtimin e Korridorit Ekonomik midis dy vendeve, duke nënvizuar se ai do t'i shërbejë jo vetëm zhvillimit ekonomik, përmirësimit të jetesës, por edhe ndihmojë për thellimin e stabilitetit rajonal. (Zhang Yan/Leftion Peristeri)