Fjalë kyçe: 经济走廊---Jīngjì Zǒuláng---Korridor ekonomik
20150420jingjizoulang |
Korridori ekonomik Kinë-Pakistan është një pjesë e rëndësishme përbërëse e konceptit strategjik "Një brez, një rrugë" dhe është caktuar si kryeprojekt. Për realizimin e këtij plani, Kina duhet të bëjë shumë investime në Pakistan, kryesisht në infrasturkturë, energjetikë, burime hidrike , etj.
Ky plan u propozua gjatë vizitës së kryeministrit kinez Li Keqiang në Pakistan në vitin 2013. Synimi i këtij korridori është që të shtohen shkëmbimet dhe bashkëpunimi Kinë-Pakistan në komunikacion, energjetikë, telekomunikacion, etj.
Një kanal tokësor mes dy vendeve përbën një hap të rëndësishëm të Korridorit Ekonomik. Sipas planit, ky kanal tokësor do të nisë nga porti Khunjerab dhe do të përfundojë në portin Gwardar, ku bashkohet Oqeani Indian Gadishullin Arabik. Segmenti i autostradës Karakoram, në Pakistan është një pjesë e rëndësishme, në veri të këtij kanali gjigant.
Tani, kompania kineze CRBC përgjigjet për rikonstruksionin e këtji segmenti. Presidenti i kompanisë Wen Gang bëri të ditur që kompania CRBC është përgjegjëse për dy projekte. I pari, nisi në vitin 2008 dhe distanca totale është 335 kilometra. Në vitin 2013, ky projekt përfundoi me sukses. Ndërsa, i dyti ka nisur në mes të vitit 2012 dhe parashikohet të përfundojë në shtator të këtij viti.
Në planin e këtij korridori ekonomik, energjetika është një tjetër fokus. Në maj të vitit 2014, u zhvillua ceremonina e vënies së gurit të themelit të termocentralit, në portin Qasim të Pakistanit. Ky është projekti i parë energjetik, pas propozimit nga Li Keqiang për ndërtimin e një korridori ekonomik. Aktualisht, termocentrali Qasim prodhon 9.5 miliardë kilovat/orë energji elektrike për mbarë Pakistanin.
Krahas infrastrukturës dhe energjetikës, telekomunikacioni është një pjesë e rëndësishme e Korridorit Ekonomik Kinë-Pakistan. Në vitin 2007, kompania e telekomunikacionit Chinamobile krijoi kompaninë CMPak në Pakistan. Në fillim, sinjai ishte i dobët dhe cilësia e ulët. Ndërsa në vitin 2014, CMPak u bë kompania e parë e preferuar nga klientët e rinj në Pakistan, duke fituar çmime të shumta në këtë drejtim. CMPak është vetmja që zotëron liçencë 4G dhe 3G, ndër 5 operatorët në Pakistan.
Njerëzit mendojnë që me një rrjet telekomunkacioni që përmirësohet kaq shpejt, ndërtimi i Korridorit Ekonomik Kinë-Pakistan do të zhvillohet si një krah i fortë. Presidenti i kompanisë CMPak Liu Dianfeng u shpreh:
"Kompania ChinaMobile jep shërbime telekomunikacioni, duke shërbyer si një mbështetës i fortë për strategjinë 'Një brez, një rrugë' dhe ndërtimin e Korridorit Ekonomik Kinë-Pakistan. ChinaMobile do të ofrojë shërbime cilësore me rrjetin 3G dhe 4G. Ndërkohë, do të jepë mbështetje informative për ndërmarrjet kineze që kanë projekte në Pakistan. Kjo do të jetë një përkrahje edhe për ndërtimin e korridorit ekonomik mes dy vendeve." (Jiang Lei)