20150416albanian |
Panairi i turizmit i Pekinit u dha mundësi agjencive turistike shqiptare të takohen drejtpërdrejt me kompanitë kineze në një shkëmbim sipas formës biznes me biznes. Kjo është një prej platformave më të rëndësishme të Kinës për të nxitur bashkëpunimin midis përfaqësuesve të industrisë në fjalë.
Kina pritet të kalojë Shtetet e Bashkuara për nga numri i turistëve që udhëtojnë jashtë vendit, e ku vetëm gjatë vitit 2014, 107 milionë kinezë udhëtuan në vende dhe rajone të tjera të botës.
Me organizimin e Agjencisë Kombëtare të Turizimit, katër agjenci private shqiptare iu bashkuan panairit: ATHS, Key Tours, Intours dhe Albtours D).
Alborent Rama, përgjegjësi i marketingut i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, thotë se pjesëmarrja në këtë panair ishte guri i parë i themelit në tregun e fuqishëm të Kinës.
"Ka qenë një befasi e këndshme fakti kemi gjetur që në ditën e parë një interes të jashtëzakonshëm nga turistët kinezë për të njohur Shqipërinë. Po promovojmë një Shqipëri që nuk është e fokusuar vetëm tek turizmi i rërës dhe i dielli, por një turizëm me alternativa gjatë gjithë vitit. Shqipëria ka një ofertë turistike uinike ," tha Rama.
Agjencitë shqiptare janë duke ofruar paketa që përmbajnë udhëtime jovetëm brenda Shqipërisë, por edhe në vendet fqinje. I vetmi problem për të cilin ata kërkojnë ndihmën e autoritete është ai i vizave.
Besnik Vathi, president i agjencisë ATHS, propozon që turistët të pajisjen vetëm me një vizë në vendin që i pret i pari.
"Po mundohemi që me një vizë të secilit vend që e pret turistin kinez për herë të parë, të kalojë në vendet e rajonit papasur nevojë për t'u pajisur me dy apo tre viza," tha Vathi.
Panairi i turizmit i Pekinit u zhvillua nga 14 deri 16 prill. (Leftion Peristeri)