Presidenti rus Vladimir Putin u takua të mërkurën në Moskë me kryeministrin grek Aleksis Tsipras, me të cilin diskutoi për forcimin e bashkëpunimit në tregti, investime, energjetikë, kulturë, transport e bujqësi, si dhe për situatën rajonale dhe ndërkombëtare.
Para vizitës së Tsiprasit në Moskë, media komentoi se qëllimi i vizitës ishte kërkimi i ndihmës monetare nga pala ruse, por në konferencën e shtypit pas takimit, Putin u shpreh se me Tsiprasin nuk foli për ndihmë monetare, por ai shpreson në forcimin e bashkëpunimit me Rusinë. Putin shtoi se Rusia nuk përdor mosmarrëveshjet mes anëtarëve të Bashkimit Europian, për të rregulluar marrëdhëniet me këtë bashkim. Çdo vend ka të drejtë të vendosë në përputhje me interesat e veta, ndaj pala ruse mirëpret dëshirën e qeverisë greke për zgjerimin e bashkëpunimit, theksoi Putin. (Fani)