Ekonomia e Eurozonës pritet ta rimarrë veten këtë vit bazuar në supozimin se marrëveshja mes Greqisë dhe kreditorëve të saj në Eurozonë do të vazhdojë e qëndrueshme, u bë e ditur në një raport parashikimi të mërkurën.
Pas rritjes respektive me 0.2 për qind dhe 0.3 për qind në tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit 2014, GDP-ja pritet të rritet me 0.4 për qind në 3 tremujorët e parë të vitit, sipas parashikimit të fundit nga Instituti me seli në Mynih "Ifo", Instituti francez "Insee" dhe Instituti italian "Istat".
Pavarësisht zhvlerësimit të Euro-s, ekonomia e Eurozonës u rrit si pasojë e shtimit të eksporteve, e shoqëruar me një rritje të fuqishme të konsumit privat, e nxitur nga çmimet e ulëta të energjisë. (AlBaNa)