PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xin Jinping zhvillon bisedime me homologun vietnamez
2015-04-08 15:52:07 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 会谈---HuìTán---Bisedime

Me ftesën e presidentit të Kinës Xi Jinping, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Vietnamit Nguyen Phu Trong arriti të martën në Pekin, duke nisur vizitën zyrtare 4 ditore. Pasditen e 7 prillit u zhvilluan bisedimet mes Xi Jinping-ut dhe Nguyen Phu Trong-ut, ku të dy liderët vlerësuan miqësinë tradicionale kino-vietnameze dhe nxitjen e partneritetit të bashkëpunimit strategjik në të gjitha fushat. Bashkëbiseduesit konfirmuan përpjekjet e përbashkëta për të administruar divergjencat detare si dhe të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Detin e Kinës Jugore.

Kjo është vizita e parë e sekretarit të përgjithshëm të Partisë Komuniste të Vietnamit në Pekin pasi Xi Jinping u bë sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste kineze në vitin 2012.

Gjatë takimi që zgjati rreth dy orë dy liderët ndanë të njejtin mendim mbi marrëdhëniet midis dy vendeve dhe dy partive, si dhe situatën rajonale dhe ndërkombëtare. Presidenti i Kinës Xi Jinping tha

"Aktualisht, situata ndërkombëtare ndodhet përballë ndryshimeve të thella dhe të ndërlikuara. Kina dhe Vietnami përballen me sfida të reja për vendin dhe marrëdhëniet dypalëshe. Kina shpreson të shtojë përpjekjet bashkë me palën vietnameze, për një zhvillim të mëtejshëm të marrëdhënieve, për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të partneritetit strategjike mes Kinës dhe Vietnamit."

Xi vuri në dukje se të dyja palët duhet ti përmbahen marrëveshjeve të arritura njëzëri, të administrojnë së bashku divergjencat detare, të ruajnë gjendjen e përgjithshme të marrëdhënieve kino-vietnameze, paqen dhe stabilitetin në Detin e Kinës Jugore.

Nguyen Phu Trong, theksoi se Vietnami dhe Kina po përpiqen për çështjet e mëdha të ndërtimit të një shoqërie socialiste duke nxitur reformat e gjithanëshme. përgjithshme. Në këtë periudhë, nevojitet forcimi i bashkëpunimit miqësor me interes reciproke, të trajtohen si duhet divergjencat, të krijohet një mjedis paqësor dhe i qëndrueshëm i zhvillimit të marrëdhënieve. Nguyen Phu Trong theksoi se pala vietnameze u kushton vëmendje të madhe marrëdhënieve miqësore dhe të qëndrueshme me Kinën. Kjo është një politikë afatgjatë me prioritet dhe një përzgjedhje strategjike e Vietnamit.

 

Pas bisedimeve, Xi Jinping dhe Nguyen Phu Trong ishin të pranishëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit në 5 vitet e ardhshëm në fushat e financës, infrastrukturës, kulturës, etj.

Më pas Xi Jinping dhe Nguyen Phu Trong morën pjesë në takimin e 15-të të të rinjve kino-vietnamezë, ku Nguyen Phu Trong u shpreh se në të kaluarën, të rinjtë e Vietnamit kanë dhënë një ndihmesë të çmuar në procesin e realizimit të pavarësisë kombëtare dhe në zhvillimin e të dy vendeve. Sot, të rinjtë e të dy vendeve do të vazhdojnë miqësinë vietnamezo-kineze.

"Si brezi i ri që ka mbështetet në shpirtin e sakrificës të brezave të mëparshëm, të rinjtë e të dy vendeve duhet të trashëgojnë miqësinë vietnamezo-kineze dhe të ndërtojnë historinë e re."

Xi Jinping theksoi se të dy vendet i lidh një miqësi mes popujve dhe kjo miqësi duhet të çohet përpara nga të rinjtë. Takimet e të rinjve kino-vietnamezë nisën në vitin 2000 dhe kjo veprimtari është mbështetur nga dy partitë dhe dy qeveritë. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China