PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina identifikon dëshmorë të tjerë të Luftës kundër pushtimit japonez
2015-04-05 10:39:15 CRI Komenti juaj Printoni

Përpara përkujtimit të 70 vjetorit të fitores së Luftës së Dytë Botërore, të 990 dëshmorët e sapo identifikuar të aviacionit do të kenë emrat dhe veprën e tyre të ekspozuar në Muzeun e Aviacionit të Luftës kundër Pushtimit Japonez, në Nanjing të provincës kineze Jiangsu.

Mësohet se mes këtyre aviatorëve 586 ishin kinezë dhe 404 amerikanë. Shtimi i këtyre dëshmorëve e çon në 4.295 numrin e deritanishëm në Muze, ku përfshihen 2.601 amerikanë, 1.456 kinezë, 236 rusë dhe 2 koreanë.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore trupa të forcave ajrore nga Kina, SHBA-ja dhe ish Bashkimi Sovjetik luftuan kundër pushtuesve japonezë në Kinë. Muzeu i Nanjing-ut ka mbledhur të dhëna rreth dëshmorëve, përfshirë emrat e tyre, gradat dhe titujt, vendet e origjinës, datën e lindjes dhe të vdekjes, aktet heroike në luftë dhe shkakun e vdekjes. Muzeu do të vazhdojë të kërkojë dëshmorë të tjerë dhe do të krijojë arkiva për secilin prej tyre. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China