[foto nga Zhang Yifu]
Vendet anëtare të Lidhjes Arabe ranë dakord në parim formimin e një ushtrie të përbashkët për të përballuar kërcënimet e sigurisë, njoftoi të dielën presidenti egjiptian Abdel-Fattah El-Sisi, në mbyllje të samitit të 26-të të Lidhjes në Sharm El-Sheikh.
El-Sisi theksoi se trupa e përbashkët ushtarake arabe mund të bëjë ndërhyrje të shpejta me kërkesë të vendeve përkatëse në mbrojtje të tyre nëse paraqiten kërcënime të drejtpërdrejta të sovranitetit territorial. Trupa e përbashkët ushtarake mund të zbatojnë dhe detyra të tjera të autorizuara.
Sipas deklaratës së përbashkët të samitit, vendet anëtare të Lidhjes Arabe do të marrin pjesë vullnetarisht në ushtrinë e përbashkët.
Njoftohet se ushtria e përbashkët e vendeve të Lidhjes Arabe do të përbëhet nga afro 40 mijë trupa dhe do të pajiset me avionë dhe anije luftarake si dhe automjete të blinduara të armatosura. (Xu Guang/Leftion Peristeri)