PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar përfundoi inspektimet
2015-03-27 15:32:04 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:冬奥会---Dōng àohuì---Lojërat Olimpike Dimërore

Komisioni i Vlerësimit i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar inspektoi punët përgatitore në qytetin Zhangjiakou të Kinës, si kandidat për organizimin e olimpiadës dimërore 2022. Ata dëgjuan prezantimet mbi planifikimin e stadiumeve në zonën e organizimit të garave, ndërsa zhvilluan inspektime të hollësishme në qytetin Zhangjiakou.

Pas kthimit në Pekin, komisioni inspektoi Qendrën Kombëtare të Konferencave.

Nënkryetari i Komitetit Olimpik të Pekinit Zhang Jiandong:

"Gjatë inspektimit të stadiumeve, komisioni i vlerësimit na ka paraqitur shumë sugjerime të mira. Kemi shkëmbyer mendime për ndërtimin e stadiumeve, shfrytëzimin e administrimin e tyre pas garave. Kemi dëgjuar seriozisht sugjerimet e komisionit të vlerësimit."

Nëse Kina fiton të drejtën organizimit të Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2022, në fshatin Chongli të qytetit Zhangjiakou, do të organizohen garat e skive dhe afro gjysma e garave në dëborë. Për këtë, kushtet natyrore dhe infrastruktura u inspektuan imtësisht nga komisioni i vlerësimit olimpik.

Në pesë pistat e skive të fshatit Chongli, janë organizuar shumë gara të Federatës Ndërkombëtare të Skive (FIS), ndaj dhe pistat janë të certifikuara ndërkombëtarisht.

Kampionia botërore garave të stilit të lirë të skive, Li Nina, ka marrë pjesë në katër olimpiada dimërore. Ajo bëri prezantimet për komisionin e vlerësimit në parkun e skive "Yunding" në fshatin Chongli.

"Prezantova kryesisht vendndodhjet pistave dhe shfrytëzimin e tyre pas garave. Ata dëgjuan me vëmendje të gjitha prezantimet dhe panë nga afër vendin. Komisioni i vlerësoi këto pista skish."

Komiteti i Vlerësimit për Lojërat Olimpike Dimërore nënvizoi faktin pozitiv të vendndodhjes së pistave të skive në fshatin Chongli.

Për qytetin Zhangjiakou me ekonomi relativisht të pazhvilluar, qytetarët shpresojnë ndryshime të mëdha pozitive të jetës aty, nëse organizohen Lojërat Olimpike Dimërore. Kryetari i Bashkisë i qytetit Zhangjiakou, Hou Liang:

"Në fshatin Chongli, ka 120 mijë banorë, afro 20 mijë janë të përfshirë në industrinë e skive. Të ardhurat e tyre u rritën disa herë më shumë se ato nga puna në bujqësi. Para 10 vjetësh, fshati Chongli ishte shumë i prapambetur, tani është bërë një rajon modern. Këto ndryshime erdhën nga zhvillimi i sportit të skive."

Nëse Kina merr të drejtën për organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore, ndërtimet në Chongli do të nxitin sportet e skive.

Kampionia botërore e skive Li Nina:

"Sportistët kinezë do të favorizohen nga pistat e skive dhe pajisjet e mbetura pas organizimit të Lojërave Olimpike Dimërore, të cilat mund të bëhen baza të stërvitjes së ekipeve kombëtare dhe sportistëve në rezervë. Në Kinë, nuk ka një bazë e centralizuar të stërvitjes së skive. Të gjitha pistat e stërvitjes janë shpërndara në krahina të ndryshme. Mendoj se ky është një rast i mirë për t'u ofruar sportistëve një mjedis të mirë stërvitjeje." (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China