Presidenti Vladimir Putin tha të enjten se asnjë kërcënim ndaj Rusisë nuk do të ketë sukses. "Rusia do të reagojë ndaj çdo kërcënimi të sigurisë kombëtare brenda dhe jashtë vendit," tha Putin.
Një njoftim i Kremlinit thotë se Putin ishte i pranishëm në mbledhjen e Byrosë Federale të Sigurisë . "Rusia përballet me situatën e përkeqësuar ndërkombëtare, por kjo gjendje nuk do të zgjasë vazhdimisht, por do të përmirësohet," tha Putin duke shtuar se përmirësimi arrihet nëpërmjet forcimit."
Putin akuzoi NATO-n se po përpiqet të prishë balancën e forcës ushtarake të Rusisë, duke shtuar se aleanca po shton ndërtimin e infrastrukturës në kufijtë që e ndajnë nga Rusia.
Putin kërkoi nga Byroja Federale e Sigurisë të marrë masa të nivelit më të lartë, për të ofruar sigurimin e aktiviteteve përkujtimore me rastin e 70 vjetorit të fitores së Luftës së Madhe Patriotike, organizimin e samitit të vendeve të BRIKS-it dhe samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. (Leftion Peristeri)