Prodhuesi kinez i automjeteve po punon për nxjerrjen në qarkullim të taksive ekologjike në Britani.
Geely, që tani ka në pronësi kompaninë London Taxi, thotë se taksitë e reja do të prodhohen në një fabrikë të re në Coventry.
Li Shufu është themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Grupit Geely.
"Modeli i ri i taksive, TX5, është i pajisur me një teknologji të përparuar që mundëson shkarkime shumë të ulëta, do të ruajë traditën e taksive të Londrës por përmasa do të jetë e ndryshme dhe do të ketë një nga teknologjitë më të përparuara."
Taksitë elektrike dhe ato me shkarkime të ulëta do të dalin në qarkullim në fillimin e vitit 2017. (Leftion Peristeri)