Kina do të ftojë ushtritë e vendeve përkatëse për të marrë pjesë në paradën ushtarake të planifikuar për t'u zhvilluar në shtator në përkujtim të fitores së Kinës në Luftën e Dytë Botërore, u shpreh të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Geng Yansheng.
Geng nuk bëri të ditura vendet që mund të marrin pjesë në paradë, por Shtetet e Bashkuara dhe ish-Bashkimi Sovjetik, ndër të tjera, formuan aleancën që ndihmoi në fitoren e Kinës në luftën kundër agresionit japonez shtatë dekada më parë. (Artani)