PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Boao, takim i drejtuesve të mediave botërore
2015-03-26 19:57:21 CRI Komenti juaj Printoni

Të enjten filloi takimi vjetor i Forumit të Boaos për Azinë 2015. Mbi 1700 pjesëmarrësit nga vende e rajone të ndryshmedo të diskutojnë gjatë katër ditëve të zhvillimit të forumit rreth temës "E ardhmja e re e Azisë, drejt një bashkësie fatesh të përbashkëta" .

Në këtë forum do të marrë pjesë dhe do të mbajë një fjalim edhe kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping. Në forum do të jenë gjithashtu të pranishëm liderë të shumë vendeve, si presidenti i Armenisë, ai i Australisë, i Indonezisë, i Nepalit, i Sri-Lankës, i Ugandës dhe i Zambias, guvernatori i Australisë, kryeministri i Kazakistanit, ai i Malajzisë, i Holandës, i Katarit e i Suedisë etj., si dhe drejtues të 200 ndër 500 kompanive më të fuqishme në botë.

Gjatë takimit do të zhvillohen 7 veprimtari zyrtare rreth çështjeve makroekonomike, bashkëpunimit rajonal, ndryshimit të strukturës industriale, risive teknologjike, sigurisë politike dhe jetesës së njerëzve.

Drejtuesit e më shumë se 20 mediave kryesore të 17 vendeve të botës u takuan të enjten në Tryezën e Drejtuesve të Mediave në kuadër të takimit vjetor të Forumit të Boaos për Azinë të vitit 2015, që po zhvillohet në Boao të provincës Hainan të Kinës Jugore. Pjesëmarrësit në këtë tryezë diskutuan për thellimin e konceptit të komunikimit kulturor dhe të bashkëpunimit në të ardhmen në kuadër të strategjisë "Një Brez dhe një Rrugë". Pas takimit, drejtuesit e mediave ndërkombëtare nënshkruan "Nismën e Rrugës së Mëndafshit". Në nismë propozohet forcimi i njohjes kulturore me anën e mediave dhe krijimi i sistemit të shkëmbimeve të rregullta njerëzore dhe të informacioneve nga mediat në vendet përgjatë Brezit Ekonomik të Rrugë së Mëndafshit dhe Rrugës Detare të Mëndafshit të Shekullit të 21-të. Në këtë takim, drejtori i Radios së Jashtme të Kinës Wang Gengnian mbajti fjalën e mbylljes. Tryeza u organizua bashkërisht nga Forumi i Boaos për Azinë , Radio e Jashtme e Kinës dhe Shoqata e Diplomacisë Publike e Kinës.

 

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China