Ish ministri grek i financave Jorgo Papaconstantinou u dënua të hënën me një vit burg dhe 2 vjet lirim me kusht, me akuzën për evazion fiskal.
Mbi Papaconstantinou-n rëndon akuza e falsifikimit të dokumenteve zyrtare dhe të shkeljeve administrative gjatë ushtrimit të detyrës së lartë. Vendimi i gjykatës nuk mund të apelohet. Ish ministri nuk i pranoi akuzat dhe e quajti procesin gjyqësor si të padrejtë.
Papaconstantinou ka qenë në postin e ministrit të Financave nga tetori i vitit 2009 deri në qershor të vitit 2011. (Fang Xiaoyu)