PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Jackie Chan këndon për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit
2015-03-25 10:08:38 CRI Komenti juaj Printoni

Ylli kinez i filmave me aksion Jackie Chan tregoi pikëpamjet e tij për këngën temë për Lojërat Olipmike Dimërore të Pekinit 2022 me titull "Zgjoje Dimrin," që e regjistroi në Pekin.

Pekini po konkurron me Almaty-n, kryeqytetin e Kazakistanit, për të pritur Lojërat Olipmike Dimërore.

Chan shpreson se me performancën e tij ndaj audiencës globale do të tërheqë vëmendjen dhe mbështetjen e të gjithë botës për konkurrimin e Pekinit.

"Melodia duhet të jetë në formë jehone dhe e këndshme për të gjithë atletët, me qëllim që ata ta këndojnë së bashku disa herë pasi ta dëgjojnë ," tha Chan.

"Kënga është një apel për paqen botërore dhe një nxitje për frymën olimpike. Besoj se miqësia mes kombeve dhe popujve do të jetë e bardhë si dëbora".

Qytetet europiane si Davos dhe Munich u tërhoqën nga gara, duke i hapur rrugën dy konkurrentëve të vetëm Pekinit dhe Almaty-t. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të mblidhet në Kuala Lumpur të Malajzisë korrikun e ardhshëm për të shpallur fituesin.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China