Zv.shefi ekzekutiv i Grupit kimik gjerman BASF, Martin Brudermüller, në një intervistë të hënën në Pekin u shpreh optimist për të ardhmen e tregtisë kineze. Ai tha se"pavarësisht ngadalësimit të rritjes ekonomike të Kinës, ajo do të rritë cilësinë e saj "
Gjatë vitit të kaluar BASF ka kryer mjaft investime në industrinë kimike në Shangai, Nankin dhe Chongqing. Ndërsa gjatë vitit 2016 pritet që BSF të krijojë selinë ndërkombëtare në Shangai.
Analistët mendojnë se një nga arsyet që gjigandi kimik gjerman BASF ka investuar aq shumë në Kinë është se produktet kimike do të jenë impulsi kryesor i strategjisë industriale të qeverisë kineze. Këto prodhime mund të përdoren gjerësisht në makinat elektrike, energjinë e rinovuar, trenat e shpejtësisë së lartë, në aviacion dhe në ndërtimin e gjelbër.