Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të hënën pas takimit me kryeministrin grek, i cili ndodhet në Gjermani për vizitë, Alexis Tsipras, se Greqia duhet të vijojë me zhvillimin e reformave strukturore.
Pas takimit, Merkel dhe Tsipras dolën në një konferencë të përbashkët shtypi.
Merkel tha se Greqia duhet të vijojë negociatat me Trojkën ( Komisioni Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ) mbi problemin e borxhit.
Ajo shtoi se Greqia duhet t'i përmbahet zotimeve dhe të punojë për zhvillimin ekonomik të vendit.
Lidhur me krizën e borxhit grek, Tsipras-i tha se plani i reformës hartuar nga trojka ka dështuar. Këto masa, tha ai, kanë pasur ndikim negativ në ekonominë greke, duke shkaktuar një hendek të madh mes të pasurve dhe të varfërve.
Njëkohësisht, ai pohoi se faktorët e brendshëm janë gjithashtu shkak i krizës greke, duke u zotuar se vendi i tij do të ndërmarrë reforma strukturore në shkallë të gjerë. (Çang Çuo)