Kina po shton bashkëpunimin me vende të ndryshme për ndjekjen e të dyshuarve për krime ekonomike, të arratisur nga vendi. Këtë e deklaroi të enjten zëdhënësi i MPJ-së kineze Hong Lei, i cili tha që Kina po forcon luftën kundër korrupsionit në bashkëpunim me vende të tjera, në mënyrë që atyre të mos u jepet strehim. Kohët e fundit, SHBA-ja ka arrestuar ish-gruan e funksionarit të arratisur kinez Qiao Jianjun, por vetë ai është ende i lirë. Pyetjes së një gazetari nëse Kina do të kërkojë nga SHBA-ja të riatdhesojë personat e dzshuar si të korruptuar dhe të arratisur, zëdhënësi Hong Lei iu përgjigj se Kina dhe SHBA-ja po shtojnë pandërprerë bashkëpunimin për ndjekjen e të dyshuarve për krime ekonomike. "Kjo tregon plotësisht që nuk do të ketë strehim për të korruptuarit dhe ata nuk do të shmangin ndëshkimin e ligjit ," theksoi Hong Lei. (Jiang Lei)