PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Krimea, veprimtari në 1 vjetorin e referendumit të bashkimit me Rusinë
2015-03-17 15:50:39 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala e kyçe: 公投--- Gōng tóu---Referendum

Të hënën në Simferopol, të Sevastopolit në Krime u organizuan veprimtari me rastin e 1 vjetorit të referendumit të përfshirjes së saj në Federatën Ruse.

Më 16 mars të vitit të kaluar në sheshin Lenin, në qëndrën e qytetit Simferopol mijëra banorë u mblodhën duke pritur publikimin e rezultatit të referendumit. Në të njejtën ditë në gadishullin e Krimesë u organizua referendumi i tretë në historinë e tij. Nëpërmjet diskutimeve disaditore, qytetarët nëpërmjet votës shprehën vullnetin e tyre. Ata bënë një zgjedhje historike për të vazhduar të jetonin në Ukrainë ose që vendi i tyre ti bashkohej Rusisë. Sot, pas një viti nga referendumi qytetarët janë mbledhur në të njejtin shesh dhe me festime kremtojnë 1 vjetorin e referendumit. Në mbarë sheshin valëviteshin flamujt rusë.

Këta qytetarë që u bënë pjesë e ndryshimit historik të vendit shprehin entuziazmin e tyre.

"Gjithçka ka ndryshuar dhe po ecën në drejtimin e duhur. Jeta jonë ka ndryshuar pozitivisht. Ka ndryshime në punësim, të ardhura, shërbimin mjeksor dhe arsim. Nuk ka korrupsion dhe njerëzit janë më miqësorë, ata janë si motra dhe vëllëzër."

"Jam shumë e lumtur, madje nuk di ta shpreh me fjalë këtë. Jam me kombësi ukrainase por në vitet 70-të erdha në Krime. Familja ime është e përbërë nga shumë kombësi. E dua Krimenë dhe shpresoj që qytetarët e kombësive të ndryshme që jetojnë këtu të kenë marrdhënie miqësore."

Veprimtaritë me rastin e 1 vjetorit të referendumit në Simferopol të Sevastopolit kanë nisur që më 10 mars. Në shumë zona shohen tabela ku shkruhet "Zgjedhja jonë, fitorja jonë" Veprimtaritë me rastin e përvjetorit të parë të referendumit në Krime do të vazhdojnë deri më 21 mars.

Sipas një sondazhi të kohëve të fundit, bamorët e krimesë janë të kënaqur nga jeta e tyre. Disa shprehen se pavarësisht vështirësive në këtë periudhë kalimtare dhe sanksionet që ndikojnë punësimin e të rinjve, ata do ti kalojnë ato.

Krimea ka një popullsi prej 1 milion e 957 mijë banorësh, ndër të cilët 914 mijë janë në marrëdhënie pune. Ministrja e punës dhe çështjeve sociale Elena Romanavskaya tha në një intervistë se jo vetëm qeveria federale por edhe sektorët lokalë kanë marrë një sërë masash për të garantuar punësimin në Krime.

Më 18 mars, në mbarë Krimenë do të organizohen aktivietete me rastin e 1 vjetorit të bashkimit me Rusinë. Pas festimeve jeta do të vazhdojë normalisht, por qytetarët e këtushëm shprehen se paqja e arriture me vështirësi duhet mbrojtur. Deri tani komuniteti ndërkombëtar nuk e ka pranuar rezultatin e referendumit dhe qytetarët e këtij vendi endë përballen me këtë realitet. (Çang Çuo)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China