Kryeministri i Kinës Li Keqiang doli para gazetarëve kinezë dhe të huaj për më shumë se dy orë në Pallatin e Madh të Popullit të dielën, pas mbylljes së punimeve të sesionit vjetor parlamentar.
Li tha se Kina mbetet një vend në zhvillim dhe u zotuan për thellimin e reformës ekonomike. Ekonomia kineze ka hyrë tani në fazën e gjendjes së re normale dhe dhimbja nga reformat ekonomike është ende e pranishme, tha Li, duke shtuar se në këtë fazë ka më shumë vend për manovrim me politikën monetare pasi në të kaluarën programet stimuluese kanë qenë të paktë.
Kryeministri pranoi presionin që ka shkaktuar ulja e normës së rritjes ekonomike. "Qeveria duhet të punojë për arritjen e një rritjeje të qëndrueshme dhe vazhdimin e rregullimeve strukturore. Në këtë mënyrë do të garantojmë mbarëvajtjen e përgjithshme të ekonomisë," tha Li.
Ndërkohë ai theksoi se është e rëndësishme ndihma ndaj sipërmarrësve të rinj dhe novacionit, elemente që sipas kreut të qeverisë kanë ndihmuar për krijimin e vendeve të reja të punës dhe ruajtjen e vitalitetit ekonomik.
Duke iu referuar luftës kundër korrupsionit, Li tha se qeveria do të garantojmë që secili të jetë i barabartë përpara ligjit. Ndërkohë tha se qeveria qendrore do të garantojë që kompetencat e guvernatorëve vendorë të jenë transparente dhe të ushtrohen brenda ligjit, duke ndaluar shpërdorimin e detyrës dhe përfitimet personale.
Për ndotjen e mjedisit, kryeministri Li tha se qeveria kineze është e vendosur për të reduktuar ndotjen dhe smogun. Li pranoi se ka pengesa, por shtoi se këtë vit fokusi kryesor është zbatimi i ligjit të ri për mbrojtjen e mjedisit.
I pyetur për marrëdhëniet kino-japoneze, Li tha se ato përballet njëherësh me "prova dhe mundësi" në këtë çast të rëndësishëm të 70-vjetorit të fitores së Luftës Antifashiste Botërore. Referuar paradës ushtarake që do të organizohet nga Kina me këtë rast, Li tha se ajo shërben për të kujtuar historinë dhe parandaluar një ajo pjesë e historisë të përsëritet.
"Përfundimi i luftës shihet në mënyra të ndryshme nga të dy vendet. Liderët e vendeve lavdërojnë atë që kanë bërë paraardhësit e tyre, por njëherësh ata duhet të dënojnë krimet. Njerëzit në Japoni janë gjithashtu viktima të asaj lufte," tha Li.
Referuar reformës kushtetuese në Rajonin Special Administrativ të Hong Kongut, Li tha se bazë për të është Kushtetuta dhe Ligji Themeltar, për të cilat nënvizoi se nuk mund të ndryshohen. "Qeveria qendrore do të vazhdojë të ndihmojë dhe mbështesë qeverinë e rajonit," shtoi kryeministri kinez.
Lidhur me gjendjen në Ukrainë dhe praninë e trupave ruse në territorin e saj, Li pranoi se situata është komplekse dhe tha se shpreson se palët do t'i zgjidhin mosmarrëveshjet nëpërmjet dialogut.
"Çështja e Krimesë është e vështirë, por shpresojmë për zgjidhjen me dialog duke pasur parasysh vendosjen e një marrëdhënieje me fitime të ndërsjella," tha Li. (Leftion Peristeri)