Nga "Huffington post" kreu i qeverisë u pyet për masat e marra për sistemimin e ndotjes së mjedisit. Ai pyeti nëse ka kompani që pengojnë ecurinë e ligjit për mbrojtjen e mjedisit dhe çfarë masash ka marrë qeveria për këtë.
Li Keqiang- Fokusi i pyetjes suaj lidhet me smogun, që është shqetësim për të gjithë. Qeveria kineze është e vendosur për të luftuar ndotjen dhe do të ecim përpara deri në realizimin e objektivit tonë. Ne duhet të fokusohemi sivjet për zbatimin me rigorozitet të versionit të ri të Ligjit të Mbrojtjes së Mjedisit. Do të nxitim departamentet e mbrojtjes së mjedisit për realizimin e përgjegjësive të tyre. Rastet e abuzimit me detyrën do të gjykohen dhe nuk do të lejohen raste të tilla. Projekti i luftës kundër ndotjes përfshin mbarë vendin. Objektivi ynë është ulja e nivelit të ndotjes dhe të shkarkimit të dëmshëm. Ky është një proces i tërë që kërkon përfshirjen e mbarë shoqërisë.


















