PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Qeveria kineze pro inovacionit
2015-03-15 11:33:54 xinhua Komenti juaj Printoni

Në konferencën e shtypit të zhvilluar të dielën në Pekin, gazetari i "China Bussines" News e pyeti kryeministrin lidhur me nismat për nxitjen e inovacionit dhe hapjes së bizneseve të reja. Por ai shtoi se ka njerëz që hapjen e biznesit e quajnë nismë personale, i cili veprim i përket tregut. Përse duhet të shpenzojë qeveria kohë dhe energji për këtë, pyeti gazetari .

Lidhur me këtë, Li Keqiang u përgjigj: "Qeveria duhet ta bëjë këtë pasi inovacioni dhe sipërmarrja janë në fakt pjesë përbërëse e reformës. Para 30 vitesh pati shumë iniciativa dhe miliona fermerë, të cilët u shpërngulën në qytete, duke krijuar mrekullinë ekonomike të Kinës. Lehtësimi i procedurave të regjistrimit të biznesit ka ngjallur entuziasëm tek njerëzit. Këtë e kam konstatuar gjatë vizitave të ndryshme, ku kam takuar të rinj me talent të jashtëzakonshëm dhe ide të shkëlqyera biznesi, të cilat duhet të përkrahen nga qeveria. Për forcimin e gjallërisë së tregut qeveria do të bëjë përpjekje të reja në 2015. Vendosja e procedurave të hapjes së biznesit në një certifikatë të vetme ka lehtësuar shumë mundësinë e hapjes së biznesit. Qeveria do të nxisë biznesin e vogël me uljen e taksave dhe tatimeve. Nxitja e inovacionit dhe hapjes së biznesit qëndron në bazë të gjallërisë ekonomike të një vendi. Duam të ndihmojmë sa më shumë qytetarë për të përmirësuar jetën e tyre kryesisht të rinjtë për hapje biznesi".

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China