Li Keqiang u përgjigj: "Zhvillimi ekonomik i Kinës ka hyrë në gjendjen e re normale. Ne jemi të vendosur për realizimin e rritjes 7% këtë vit. Sigurisht që do të përpiqemi të ruajmë nivelin e rritjes ekonomike duke përmirësuar cilësinë e ekonomisë sonë, por dhe duke kontribuar në rritjen e ekonomisë botërore. Një pyetje të tillë ma kanë bërë edhe në TV Bloomberg, të shqetësuar nga ngadalësimi i rritjes së ekonomisë kineze. Rritja ekonomike është mjaft e rëndësishme për të ardhurat e njerëzve. Lajmi i mirë është se ne do të vazhdojmë rregullimet makroekonomike. Vazhdojmë të përballemi me sfida në ecjen tonë përpara. Qeveria duhet të përpiqet të ruajë nivelin e rritjes dhe të kryejë ndryshimet strukturore. Këto kërkojnë guxim dhe vendosmëri, por unë kam besim se do ti realizojmë."