Në konferencën e shtypit të zhvilluar të dielën në Pekin, gazetari i "China National Radio" u interesua për dënimet e zyrtarëve të lartë të korruptuar, që njihen si "tigrat e mëdhenj". Ai pyeti si do të vazhdojë lufta kundër korrupsionit, por dhe kundër zyrtarëve të paaftë.
Lidhur me këtë, Li Keqiang u përgjigj:"PKK dhe qeveria po luftojnë me vendosmëri korrupsionin. Një numër i madh rastesh është hetuar dhe ka patur rezultate të mira si dhe mbështetjen e opinionit publik. Ne po analizojmë shkaqet e korrupsionit. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Reforma adminsitrative do të shërbejë për luftën kundër korrupsionit që nga nivelet e larta. Transparenca e luftës kundër korrupsionit dhe vetëdisiplinimi i zyrtarëve janë të një rëndësie të veçantë. Në zyrat e shtetit nuk ka vend për njerëz të paaftë."


















