Kryeministri kinez tha se Kina po nxit hap pas hapi këmbimin e lirë të monedhës Renminbi me monedhat e huaja, gjë që sipas tij ka nxitur dhe hapur tregun e pasurive. Ai i bëri komentet duke iu përgjigjur pyetjes së gazetës Financial Times mbi blerjen e pasurive të paluajtshme nga kinezët në qytete kryesore të botës.
"Por për blerjen e banesave jashtë Kinës duhet të kemi shifra më të sakta, por dua të vë në dukje se vitin e kaluar Kina thithi më shumë investime të huaja, duke arritur një vlerë prej 120 miliardë dollarësh. Njëkohësisht ne dëshirojmë të shikojmë që ndërmarrjet dhe shtetasit kinezë të investojnë në vendet e tjera, pot ata duhet të respektojnë ligjet dhe rregullat e Kinës dhe të vendeve ku shkojnë. (Vera/Leftion Peristeri)