20150315LiKeqiang |
Ditën e përfundimit të punimeve të "Dy sesioneve" Kryeministri Li Keqiang mbajti një konferencë për shtyp, ku për afro dy orë iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve vendës dhe të huaj.
Pasi përshëndeti dhe vlerësoi punën 2 javore të gazetarëve që ndoqën nga afër dy sesionet, kreu i qeverisë kineze iu përgjigj interesimit të tyre për çeshtje të lidhura kryesisht me ekonominë, por edhe politike dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare të Kinës.
Pyetjes së gazetarit të "Beijing News" lidhur me shtimin e blerjeve në internet dhe a blen vetë kryeministri online, ai iu përgjigj:
Li Keqiang - Të gjithë e dimë sa janë shtuar blerjet në internet dhe unë nuk bëj përjashtim. Edhe unë kam bërë blerje online, në fakt kam blere disa libra ditët e fundit. Nuk besoj se është me interes këtu të tregoj titujt e librave. Mendoj se e-commerce është një formë e re biznesi që nxit punësimin dhe konsumin. Kam patur dhe shqetësime lidhur me ndikimet e mëdha të blerjeve në internet ndaj dyqaneve reale. Por ato janë shenjë e zhvillimit. Mund të sjell shembullin e një fshati të vogël në Kinë ku funksionojnë mbi 2 mijë dyqane online nga 800 familje, gjë që tregon hapësirën kolosale të biznesit online për punësimin. Kjo lloj tregtie ka forcuar gjallërinë e tregut. Besoj se përdorimi i mëtejshëm i internetit do të ngrejë nivelin e ekonomisë kineze. Sot është 15 marsi, dita e mbrojtjes së konsumarotëve, pra pavarësisht nga blerjet në dyqane reale apo online, të drejtat e konsumatorëve duhet mbrojtur.
Një pyetje tjetër nga media kineze lidhej me reformat në qeverisje dhe sa e vendosur është qeveria për çuarjen e tyre përpara pavarësisht nga vështirësitë me të cilat përballet ekonomia kineze.
Li Keqiang- Ju pyetët për reformimin e qeverisjes dhe sa i dhimbshëm është ai. Sigurisht që vazhdon ende dhimbja e cila nuk kalon brenda ditës. Por ne kemi vendosmërinë e duhur për të çuar përpara reformat, derisa të realizojmë objektivat tona. Reformat dhe thjeshtësimi i administrimit na ndihmon për të çuar përpara reformimin e vetë qeverisjes. Kemi realizuar objektivat 5 vjeçare për thjeshtësimin e administrimit dhe për dorëzimit të shumë kompetencave qeverive lokale, duke i dhënë tregut më shumë hapësirë. Duhet të kujtojmë këtu regjistrimin e bizneseve të reja, vitalitetin e popullit për reformat dhe mbështetjen e tyre. Disa masa janë implementuar plotësisht. Qeveria sheh rezultatet e thjeshtësimin e kompetencave. Hapa të rinj do të hidhen këtë vit.