Në ditën e fundit të sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, kryeministri kinez Li Keqiang u takua të dielën me gazetarët e mediave brenda e jashtë vendit në Pallatin e Popullit.
Në përgjigjen e pyetjes së parë, ai tha se Kina po nxit hap pas hapi këmbimin e lirë të monedhës Renminbi me monedhat e huaja, gjë që sipas tij ka nxitur dhe hapur tregun e pasurive. Ai i bëri komentet duke iu përgjigjur pyetjes së gazetës Financial Times mbi blerjen e pasurive të paluajtshme nga kinezët në qytete kryesore të botës.