Vendet e Europës Qendrore, Lindore dhe Jugore,anëtare të BE-së dështuan në përpjekjet për tu barazuar ekonomikisht me pjesën tjetër të shteteve të BE-së, theksohet në një studim austriak.
Instituti i Studimeve Ndërkombëtare Ekonomike i Vjenës (IVSNE) deklaroi të enjten që pritej nga shtetet e rajoneve të lartpërmendura një rritje ekonomike prej më pak se 3% gjatë viteve të ardhshme, rreth 1,5 për qind më e lartë se mesatarja e eurozonës.
Përparësi për krizën globale ekonomike përbën rritja financiare e shteteve të Europës Qendrore, Lindore dhe Jugore. Ky institut beson se rajoni do të rritet ekonomikisht me rreth 2,7 për qind në 2015-ën, duke u stabilizuar ekonomikisht në dy vitet e ardhshme, thekson studimi i IVSNE.(Raela)