Kina po i shton përpjekjet për t'iu bashkuar komunitetit ndërkombëtar në luftën kundër dhunës dhe sulmeve të ndryshme terroriste të kryera në emër të fesë.
Një përfaqësues i Misionit të Kinës në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë theksoi ditët e fundit se Kina është e angazhuar për ndërtimin e një shoqërie harmonike, por është kundër të gjitha akteve të dhunës ose të intolerancës të kryera në emër të fesë.
"Harmonia është një nga vlerat thelbësore të shoqërisë kineze. Kina mbron tolerancën fetare duke nxitur aktivisht harmoninë," u shpreh zyrtari.
Gjatë një diskutimi këtë javë për çështjen e dhunës së kryer në emër të fesë, delegacionet pjesëmarrëse në sesionin e 28-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së theksuan rëndësinë e luftës kundër ideologjive ekstremiste fetare dhe të dënimit të atyre që ofrojnë forma të ndryshme mbështetjeje për terrorizmin. (Artani)