Plani i Kinës për sigurimet e pensionit të pleqërisë solli tepricë në vitin 2014, pavarësisht nga rritja e shpejtë e popullsisë së moshuar, tha Hu Xiaoyi, zëvendësministër i Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore.
"Vitin e kaluar, sigurimet për pensionin e paguar nga të punësuarit, me përjashtim të të papunëve në qytete dhe zonat rurale, arriti në 2.5 trilionë juan (rreth 400 miliardë dollarë) ndërsa shpenzimet ishin rreth 2.2 trilionë juan. Suficiti ishte mbi 350 miliardë juan, kështu nuk ka deficit midis të ardhurave dhe shpenzimeve në sigurimin e pensionit të pleqërisë në të gjithë vendin," tha Hu.
Megjithatë, zyrtari theksoi se në rajone të caktuara të ardhurat nuk ishin të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet.
Sipas tij, një seri masash, përfshirë rritjen e moshës së pensionit dhe rritjen e numrit të njerëzve që kontribuojnë për fondin, do të miratohen për të lehtësuar situatën. (Leftion Peristeri)