Ministri kinez i Shkencës dhe Teknologjisë, Wan Gang, i bëri thirrje qeverisë të bëjë më shumë për të ndihmuar në hapjen e bizneseve të reja. Komentet e tij erdhën gjatë një konference për gazetarët në kuadër të Asamblesë Kombëtare Popullore.
Wan Gang thotë se autoritete duhet të ulin pragun për fillimin e një biznesi të ri, pasi do ta ndihmojë vendin dhe ekonominë kombëtare drejt prirjes së inovacionit.
"Për shembull autoritetet mund të ofrojnë subvencione financiare për marrjen e zyrave me qira, mbulojnë konston e internetit, shëbrimet publike si dhe trajnimet e duhura. Financimi i qeverisë, sidomos në rastin e fillimit të bizneseve të reja të vogla dhe të mesme në fushën inovacionit, mund të jetë në subvencione për të zgjedhur projektet kërkimore shkencore. Kryesore është që të krijohet një mjedis i përshtatshëm për bizneset e reja të inovacionit," tha Wan.
Ka plane për e një fond në internet dhe inkurajimin e institucioneve financiare për të siguruar kredi dhe kanale financimi për të mbështetur bizneset e vogla dhe gjithashtu kompanitë që veprojnë në fushat e shkencës dhe teknologjisë.
Rreth një mijë kompani investimesh kanë vendosur në dispozicion më shumë se 350 miliardë juan për të ndihmuar kompanitë që veprojnë në fushën e shkencës dhe teknologjisë. (Leftion Peristeri)