PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kursimi i energjisë dhe mbrojtja e mjedisit në Kinë
2015-03-11 17:13:07 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 节能环保---Jié néng huán bǎo---Kursimi i energjisë dhe mbrojtja e mjedisit

Vitet e fundit, zhvillimi i ekonomisë kineze ka pasur rezultate të dukshme, ku rritja e shpejtë ka ndihmuar miliona njerëz të shkëputen nga varfëria. Por njëkohësisht janë krijuar probleme me konsumimin e burimeve natyrore dhe ndotjen e mjedisit.

Tani Kina është vendi më i madh prodhues dhe i konsumit të qymyrgurit e të betonit në botë. Në raportin mbi veprimtarinë e qeverisë të paraqitur para Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, kryeministri Li Keqiang theksoi se ndotja e mjedisit po ndikon rëndë mbi jetesën e popullit dhe premtoi ndëshkim 'me dorë të hekurt' për ndotësit. Për mbrojtjen e mjedisit, qeveria kineze ka paraqitur standardin më të rreptë, duke përfshirë pakësimin me 3.1% të lëshimit të dyoksidit të karbonit në vitin 2015, pakësimin e shkarkimit të pluhurave ndotës dhe masa të tjera shtrënguese .

Krahas sistemimit të ndotjes atmosferike, në raportin e kryeministrit, u paraqitën edhe masa për parandalimin dhe mbrojtjen e ujit dhe të tokës nga ndotja.

Sipas "Deklaratës së gjendjes së mjedisit të Kinës për vitin 2013", ujërat tokësore janë përgjithësisht të ndikuara nga ndotja e lehtë. Në vitin 2013 u pakësuan në mbarë vendin 80 mijë e dyqind hektarë toka bujqësore dhe u ndotën 30.7% e tokave të punueshme.

Për herë të parë këtë vit u paraqit plani i parandalimit e i kontrollit të ndotjes së ujit dhe krahas këtyre, është paraqitur ligji për taksat e mbrojtjes së mjedisit.

Anëtari i komitetit kombëtar i Konferencës Konsultative Politike, dhe drejtori i Institutit të Shkencave të Mjedisit të Nanjing-ut, Gao Jixi vuri në dukje se në fakt problemi i mjedisit në Kinë është problem i lidhur me strukturën industriale.

Në Kinë sektori i industrisë së lehtë prodhuese konsumon shumë energji, ndaj reduktimi i ndotjes së mjedisit lidhet me rregullimin e strukturës industriale.

Në anketën e organizuar nga redaksia shqipe e CRI-së, disa përdorues internetit paraqitën propozimet e tyre. Përdoruesi Agron u shpreh se Kina duhet të shtojë prodhimin e energjisë së pastër. Ndërsa Anila Çepani vuri në dukje se duhet të vihen masa të rrepta ndaj ndërmarrjeve që si pasojë e aktivitetit të tyre çlirojnë lëndë ndotëse. Përdoruesi tjetër Lazer Pistulli shkruan: "Vetëm me lejen e tyre pasi të kenë bërë studimet dhe analizat e duhura të lejohet investimi duke mos lejuar cenimin dhe shkatërrimin e natyrës."

Në vitin 2015, qeveria kineze do të punojë për mbrojtjen e mjedisit në katër fushat kryesore: Së pari nxitjen e disa projekteve të mëdha të kursimit të energjisë dhe të mbrojtjes së mjedisit. Së dyti do të bëhen përpjekje që rritja e konsumit të qymyrgurit të jetë zero. Së treti do të nxitet përdorimin i automjeteve që përdorin energjinë e pastër dhe do të rritet standardi e cilësia e produkteve të naftës. Dhe së katërti do të zhvillohet sektori i mbrojtjes së mjedisit duke u kthyer në një shtyllë ekonomike.

Udhëheqësit e Kina u zotuan të zbatojë rreptësisht ligjin e mbrojtjes së mjedisit duke ndëshkuar 'me dorë të hekurt' notesit e mjedisit. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China