Në Kongresin e 18-të të Partisë Komuniste të Kinës, Komiteti Qendror, me Xi Jinping-un si sekretar i përgjithshëm, duke u nisur nga gjendja e përgjithshme e vendosmërisë dhe e zhvillimit të socializmit me karakteristika kineze, paraqiti strategjinë e "Katër gjithëpërfshirjeve", që përfshin ndërtimin gjithëpërfshirës të një shoqërie relativisht të begatë, thellimin gjithëpërfshirës të reformës, sundimin e ligjit në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe forcimin gjithëpërfshirës të disiplinës së Partisë.
Gazeta e Singaporit "Lianhe Zaobao" shkruan se strategjia "Katër gjithëpërfshirjet" e paraqitur nga kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping është jo vetëm tema kryesore e dy sesioneve të këtij viti, por edhe kursi strategjik e objektivi kryesor i Partisë Komuniste të Kinës në një periudhë të ardhshme.
Gazeta australiane "The Sydney Morning Herald" shpreh mendimin se strategjia "Katër gjithëpërfshirjet" përfshin objektin madhor të Xi Jinping-ut gjatë qeverisjes së tij, d.m.th. reformën ekonomike e legjislative, forcimin e disiplinës së Partisë dhe realizimin e "Ëndrrës kineze" për rilindjen e kombit.
BBC-ja njofton në uebsajtin e vet se shpallja e strategjisë "Katër gjithëpërfshirjet" pasqyron vëmendjen në rritje të Kinës lidhur me qeverisjen, pas suksesit të saj në ekonomi. (Wang Lei/Artani)