Asambleja Kombëtare Popullore e Kinës ka marrë deri në mesditën e 10 marsit 522 mocione, 511 e të cilave janë çështje legjislative.
Sipas zv-kryetarit të sekretariatit të Asamblesë, Guo Zhenhua, krahas projektligjeve për ndërtimin e demokracisë, reformës ekonomike, asaj në drejtësi, reformës mbi tokën dhe çështjet bujqësore, propozimet sivjetshme mbulojnë dhe fusha të tjera kryesore, si mbrojtja e mjedisit, shfrytëzimi i kontrolluar i burimeve dhe zhvillimi i kulturës.
Ndërkohë, është kërkuar shpejtimi i hartimit të ligjeve që lidhen me sigurinë kombëtare dhe luftën kundër korrupsionit. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)