Monday  Apr 21th   2025  
PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ministri: Kina, detyrë të rëndë për të siguruar punësimin
2015-03-10 14:17:24 CRI Komenti juaj Printoni

Kina përballet me një detyrë të ndërlikuar dhe të vështirë për të siguruar vende pune në 2015-n, në sfondin e ngadalësimit ekonomik, u shpreh të martën ministri kinez i Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore Yin Weimin.

Rreth 15 milionë studentë duhet të punësohen sivjet, duke përfshirë të diplomuarit në universitete, si edhe ata që kanë kryer shkollat teknike dhe shkollat e mesme, bëri të ditur Yin, duke shtuar se rreth 3 milionë krahë të tepërt pune në zonat rurale do të kërkojnë punë diku tjetër.

Yin i bëri këto komente në një konferencë për shtyp në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës.

Kina synon të krijojë më shumë se 10 milionë vende pune në qytete dhe të sigurojë që papunësia e regjistruar në qytete të mos e kalojë nivelin 4.5 për qind në vitin 2015, sipas raportit të punës të qeverisë të publikuar javën e kaluar.(RAELA)

Mrekulli
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtunë
E diel
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China