Situata e përgjithshme në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit në veriperëndim të Kinës mbetet e qëndrueshme dhe nën kontroll, pavarësisht sulmeve terroriste, tha të martën një zyrtar i lartë.
"Sulmet e dhunshme terroriste kanë shkaktuar dënimin dhe kundërshtimin e fortë të tyre në rajon," tha Shohrat Zakir, kryetar i qeverisë rajonale të Xinjiang-ut, në një panel diskutimi gjatë seancës vjetore të Asamblesë Popullore Kombëtare, organi më i lartë ligjvënës në Kinë.
Me përpjekjet e përbashkëta të banorëve të të gjitha kombësive, krimet e dhunshme terroriste janë luftuar me vendosmëri e në përputhje me ligjin, dhe mbrojtja e ligjit është e garantuar, vuri në dukje Zakir. (Artani)