Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje të hënën për të rigjallëruar bazën e vjetër industriale të Kinës Verilindore, në kushtet e "fazës së re normale" të zhvillimit ekonomik.
Rajoni duhet të nxisë zhvillimin e industrive të reja me anë të nxitjes së risive, si dhe optimizimin dhe përmirësimin e strukturës industriale, u tha Xi ligjvënësve nga provinca Jilin e Kinës Verilindore në një panel diskutimi gjatë sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore.
Për shkak të modelit të vjetër të rritjes, rritja ekonomike e provincave verilindore Liaoning, Jilin dhe Heilongjiang ishte më e ulët se mesatarja kombëtare vitit të kaluar.
Kreu i shtetit kinez bëri thirrje për përpjekje konkrete për përmirësimin e mirëqenies së njerëzve, me qëllim që ata të ndiejnë ndryshimet dhe të gëzojnë të mirat.
Ndërkohë, Xi u bëri thirrje zyrtarëve që të respektojnë disiplinën në kushtet e përpjekjeve për të nxitur zhvillimin. (Artani)