PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Thellimi gjithëpërfshirës i reformës në Kinë
2015-03-09 15:47:32 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 深化改革---Shēn huà gǎi gé---Thellimi i reformës

Në sesionin e tretë plenar të legjislaturës së 18-të të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës të zhvilluar në nëntor të vitit 2013 u miratua "Vendimi i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës për thellimin gjithëpërfshirës të reformës."

Aty paraqitet objektivi i përgjithshëm i thellimit gjithëpërfshirës të reformës, domethënë përsosja e zhvillimit të sistemit të socializmit me karakteristikat kineze dhe nxitja e modernizimit të qeverisjes së shtetit me qëllim zhvillimin në mënyrë të barabartë.

Thellimi gjithëpërfshirës përfshin reformën e sistemit ekonomik, sistemit politik, sistemit kulturor socialist, reformën e sistemit të administrimit shoqëror dhe ndërtimin e qytetërimit ekologjik.

Raporti i punës i kryeministrit nënvizoi nevojën e reduktimit të veprimtarisë së qeverisë dhe institucioneve administrative duke u dhënë më shumë pavarësi kompanive.

Njëkohësisht qeveria nxiti aktivisht ndërtimin e banesave sociale duke zgjidhur vështirësinë e banimit të 63 milionë banorëve. Reforma priten në shkencë, shëndetësi dhe sistemin e pensioneve.

Këtë vit, në raportin mbi veprimtarinë e qeverisë të paraqitur më 5 mars nga kryeministri Li Keqiang, u paraqitën masat e thellimit të mëtejshëm të reformës duke përfshirë nxitjen e investimeve private, hapjen e gjithanshme të buxhetit, klasifikimin e ndërmarrjeve shtetërore, zgjerimin e hapjes së jashtme, nxitjen e tregtisë së lirë, sigurimin e prodhimit të drithërave, ngritjen e nivelit të jetesës, rindërtimin e banesave të rrezikuara, lehtësimin e sistemit të regjistrimit familjar dhe reforma të tjera, thuajse në të gjitha fushat.

Në një anketë të organizuar nga uebsajti i CRI Shqip, "Albanian.cri.cn" për dy sesionet e këtij viti, përdoruesi i internetit Bertoni nga Shqipëria u shpreh: "Gjatë viteve të fundit, Kina ka pasur rezultate të mëdha të reformës dhe ekonomia është zhvilluar shumë shpejt, por në të njëjtën kohë mbeten shumë probleme për zhvillimin."

Është vërtetë se me thellimin e reformës, kanë lindur shumë probleme mbi zhvillimin. Për t'i zgjidhur këto probleme, udhëheqësit kinezë paraqitën idenë e thellimit gjithëpërfshirës të reformës.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China