Fjalët kyçe për diplomacinë kineze në vitin 2015 do të jenë "Një fokus, dy linja kryesore". Kështu u shpreh të dielën në Pekin ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi në një konferencë shtypi në kuadër të sesionit të 3-të të të legjislaturës së 12-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës.
Wang Yi u shpreh se "Një fokus" është nxitja e strategjisë "Një brez dhe një Rrugë", që ka si koncept zhvillimin e përbashkët dhe si objektiv përfitimet e përbashkëta. Ndërkohë, "Dy linjat kryesore" sipas kreut të diplomacisë kineze, janë përkatësisht zhvillimi aktiv i aktiviteteve përkujtimore të 70-vjetorit të fitores së Luftës Antifashiste, si dhe pjesëmarrja aktive në samitin e OKB-së dhe bashkëpunimin ndërkombëtar mbi ndryshimin e klimës, për të nxitur hartimin e Agjendës së Zhvillimit pas vitit 2015 dhe të programit mbi përballimin e ndryshimit të klimës, që përputhen me interesat e vendeve në zhvillim.
Lidhur me çështjen nëse Kina do ta ftojë kryeministrin japonez Shinzo Abe për të marrë pjesë në paradën me rastin e 70-vjetorit të fitore së luftës antifashiste, Wang Yi u shpreh:
"Do t'u japim ftesë liderëve të të gjitha vendeve dhe organizatave ndërkombëtare që kanë lidhje me këtë veprimtari. Japonia e ka humbur këtë luftë para 70 vjetëve, dhe 70 vjet më vonë nuk duhet të humbë edhe ndërgjegjen!"
(Jiang Lei/Artani)