PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wang, diplomacia e Kinës në 2015-n: "Një fokus, dy tema"
2015-03-08 12:01:19 CRI Komenti juaj Printoni



Diplomacia e Kinës në 2015-n do të përqendrohet tek 'një fokus dhe dy tema kryesore.' Një fokus është përparimi i nismës "Një brez një rrugë," ndërsa dy temat kryesore janë paqja dhe zhvillimi, tha ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi ndërsa fliste para gazetarëve të dielën.

Wang tha se Kina do të nxitë më tej komunikimin me vendet e tjera dhe do të eksplorojnë fushat e mundshme për bashkëpunim brenda nismës 'një brez, një rrugë'. Prioritetet lidhen me promovimin e lidhjes infrastrukturore, ndërtimin korridoreve tokësore ekonomike dhe vendosjes së shtyllave të bashkëpunimit detar, tha Wang.

Kina do të përmirësojë shkëmbimet kulturore dhe midis njerëzve si dhe do të shpejtojë bisedimet për krijimin e zonave të tregtisë së lirë me vendet përkatëse.

"Ne jemi të bindur se iniciativa 'një brez, një rrugë,' do të fitojë edhe më shumë mbështetje dhe japë fryte të hershme," tha ai.

Duke folur për rolin e Kinës në skenën ndërkombëtare, Wang tha se Kina mbështet reformën e rendit dhe sistemit ndërkombëtar, por shtoi se reforma nuk lidhet me përmbysjen e sistemit aktual, por me kërkimin e ideve të reja për të përmirësuar atë, tha ministri, duket kujtuar 70 vjetorin e themelimit të Kombeve të Bashkuara dhe të fitores së lutës mbi fashizmin.

Situata ndërkombëtare ka ndryshuar në mënyrë dramatike, kështu që natyrisht rendi ndërkombëtar duhet të përmirësohet, tha Wang.
 
Dukur folur për marrëdhëniet me Japoninë dhe fteswn ndaj kryeministrit japonez Shinzo Abe në paradën për kujtimin e 70-vjetorit të fitimit të luftës mbi agresorin japonez, Wang Yi tha se Kina do t'i ftojë udhëheqësit e vendeve të tjera dhe sigurisht mirëpret të gjithë ata që janë te sinqertë për të marrë pjesë në paradë.

Wang u kërkoi politikanëve japonezë që t'i thërrasin ndërgjegjes për të gjykuar historinë pasi Japonia e ka humbur një luftën me Kinën 70 vjet më parë.

"Shtatëdhjetë vjet më parë, Japonia e humbi luftën. Shtatëdhjetë vjet më pas, ajo nuk duhet të humbasë ndërgjegjen", tha ministri

Për gjendjen në Gadishullin Korean, Wang tha se Kina dhe Korea e Veriut janë vende mike dhe kërkojnë një zhvillim normal të marrëdhënieve dypalëshe. Situata në Gadishullin Korean është përgjithësisht e qetë, por të gjitha palët duhet të punojnë për ruajtjen e qëndrueshmërisë dhe punojnë për rifillimin e bisedimeve 6-palëshe, tha Wang.

Për programin bërthamor të Teheranit dhe përfshirjen e Kinës në bisedime, Wang tha se palët duhet të mbarojmë diskutimet, të cilat do të jenë më të gjata nga sa duken dhe me ulje ngritje, por shtoi se 'ne mund të shohim dritë në fund të tunelit.'

Duke folur për vizitën e presidentit Xi Jinping në ShBA, Wanga tha se pret që të dy presidentët të kenë një tjetër takim produktiv duke promovuar një model të ri marrëdhëniesh midis fuqive të mëdha. "Sa kohë që të dy vendet tregojnë sinqeritet dhe respekt ne mund të zbulojmë gjerësinë e bashkëpunimit midis dy vendeve," tha Wang duke shtuat se të dy vendet duhet të shikojmë tek ardhmja dhe të punojmë së bashku për zhvillimin.

Për çështjen e internetit dhe të sigurisë kibernetike, ministri tha se duhet të jetë një burim i ri për bashkëpunim dhe jo konflikti.

I pyetur për bashkëpunimin ekonomik dhe politik me Rusinë, Wang tha se të dy vendet do të vazhdojnë bashkëpunimin për ndërtimin e gjurmës lindore e gazsjellësit, bashkëpunojnë për hartimin e planeve për zhvillimin e rajoneve të lindjes së largët, bashkëpunimin hekurudhor, atë për gazin dhe energjinë bërthamore.

Para gazetarëve, Wang foli gjerësisht për çështje të tjera si Detin e Kinës Jugore, veriun e Minanamit, ndihmën e Kinës për vendet e prekura nga virusi ebola në Afrikë si dhe pjesëmarrjen e Kinës në luftën botërore kundër terrorizmit. (Leftion Peristeri)
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China