Ministri Gao vuri në dukje se nënshkrimi i mundshëm i marrëveshjes së investimeve midis Kinës e SHBA-së do të ushtrojë ndikim të thellë mbi rregullat e investimeve globale.
Këtë vit të dy palët do të këmbejnë listat negative sipas marrëveshjes së arritur nga udhëheqësit e të dy vendeve.
Njëkohësisht Gao i njohu gazetarët e pranishëm me procesin e bisedimeve të marrëveshjes së investimeve midis Kinës e Europës. Ai tha se janë zhvilluar katër raunde bisedimesh dhe të dy palët nuk kanë nisur ende bisedimet për tekstin e marrëveshjes. "Pala kineze do të shpejtojë këtë proces së bashku me kolegët europianë," tha Gao. (Fani/Leftion Peristeri)